Zbulohen foto të rralla të Edona Llalloshit!

E dashur e tejet e pëlqyer nga audienca mbarë shqiptare, Edona Llalloshi, ngjiti majat e suksesit, pa devijime në karrierë, në pamje apo stil.

Kjo edhe e bëri të kërkuar tek publiku shqiptar, i cili më shumë se kurrë sot, ka nevojën e këngëtareve të tilla si Edona, që vetëm provokimin nuk e gjejnë tek to.

Kur anashkalohet provokimi e tendenca për t’u parë, natyrisht vije në shprehje ana profesionale e artistit, vokali e elementet tjera bazike për të qenë i vlefshëm në tregun muzikor, diçka që e gjejmë pa fije dyshimi te Edona Llalloshi .

Nuk ka dilemë, se i mbani në mend akoma, disa prej këngëve të para që i dhanë emër Edonës, ndër të cilat edhe “Simpatia”, e që së fundi u rikthye në një version më modern, por duke ruajtur origjinalitetin e saj.

Por, a patët mundësi ta kritikoni për zhveshje të tepruar? Përgjigja rezulton negative qysh në start, e kjo mund të dëshmohet lehtësisht, me hapjen e arkivave që shënjojnë gjurmë nga paraqitjet e para skenike të saj.

E njëjtë ka vijuar deri tani, me ndryshime krejt të vogla në stil e pamje. Ndoshta, e keni përcjell në tërësi karrierën e saj, por këtë foto me shumë gjasë mund të ju kenë shpëtuar nga syri, andaj me poshtë ju sjellim Edonën në moshë rinore.

SHARE