Vesa Luma publikon pesë fakte interesante rreth hitit të saj më të madh “Jemi dhe s’jemi”

Këngëtarja Vesa Luma është një emër i dëshmuar në tregun e muzikës vendore.

Vitet më të arta të karrierër ajo i pati në periudhën 2007-2008m, ku edhe publikoi disa këngë të cilat u shndërruan në hite.

Ndër këngët më legjendare të saj, mbahet mend kënga “Jemi dhe s’jemi” e publikuar në vitin 2007, që erdhi edhe me një klip shumë atraktiv dhe interesant që aso kohe rrëmbeu vendin e parë në VideoFest.

Teksa vitet kalojnë, Vesa duket se ende ndjen nostalgji për atë kohë, kur kënga e saj hit dëgjohej kudo në trevat shqiptare.

Së fundmi, këngëtarja nga Prishtina (tashmë me vendbanim në Zelandën e Re), publikoi në rrjetin social Instagram një sekuencë të klipit “Jemi dhe s’jemi”, duke e shoqëruar me pesë fakte interesante rreth kësaj kënge.

“Fakte të bukura për këtë këngë legjendare:
1.Jam knaq pafund si asnjehere tjeter gjate realizimit te klipit!
2.Kenga nga Flori ka qene gati 8 muaj para se te vendosnim per klipin🙈
3. Per te qene Ky ,kercimi autokton i kenges ,kemi punuar me Jeton Vorfin disa jave.
4. Kur cdo ide per veshje ra posht nga regjisoret, Njomza Luci ne kohe rekord ( as 24 ore) ka realizu e ideju veshjet ne menyre perfekte -Njomza eshte gjeni.
5. Shkumbin Istrefi eshte nje nga njerezit e pare e te rralle qe ma shtriu doren vullnetarisht dhe beri me zemer nje klip qe e ka permbledh gjithe knaqesine time gjate realizimit te saj.
Sellma Edona e te gjithe qe kane dhene kontribut me zemer .Ju dua
Po per ju? Si e kujtoni kete kenge?”, ka shkruar Vesa Luma në Instagram. /Telegrafi/

SHARE