Ukraina publikon humbjet e Rusisë: Kemi eliminuar mijëra ushtar, kemi shkatërruar 150 njësi artilerike

Përveç mbi 12 mijë ushtarëve të vrarë, Ukraina thotë se kanë bërë shkatërrimin e 77 aeroplanëve dhe 90 helikopterëve të ushtrisë së Rusisë.
Ndërkohë, po sipas të dhënave të shtetit tanimë të goditur nga agresioni rus, ata kanë shkatërruar edhe 389 tanke ruse, si dhe 150 njësi artilerike.

Por të pa goditura nga ushtria ukrainase nuk kanë mbetur as sistemet raketore ruse, automjetet e blinduara dhe pjesë të tjera të artilerisë ruse.

Sipas autoriteteve ukrainase, bëhet fjalë për të dhëna të mbledhura që tregojnë për humbjet në ushtarë dhe dëmet në artileri të shkaktuara deri më 14 mars, që ata i kanë shkaktuar ushtrisë ruse.

Ndryshe, edhe në ditën e 19-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

SHARE