Su lm me shigjeta në Norvegji/ Disa të vdekur, helikopterë dhe më shumë se 10 ambulanca në vendngjarje

Disa persona kanë mbetur të vdekur dhe të tjerë janë pla gosur pasi një burrë doli në rrugë me një hark dhe shigjeta dhe nisi të sulmojë qytetarët në Norvegji, sipas policisë lokale.

I dysh uari u kap pas su lmit në qytetin Kongsberg, 80 milje (80km) në jug-perëndim të kryeqytetit, Oslo, tha një zëdhënës i policisë.

“Burri është kapur … nga informacioni që kemi tani, ky person i ka kryer këto veprime i vetëm,” u tha gazetarëve shefi i policisë, Øyvind Aas.

“Disa njerëz janë pla gosur dhe disa kanë vdekur.”

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kongsberg, në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo, ndërsa shkaqet e su lmit janë akoma të paqarta.

SHARE