QKUK në gatishmëri që të ofruar ndihmë në Shqipëri pas tërmetit

Edhe QKUK shpreh gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues.

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu ka njoftuar se janë në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë për të prekurit pas tërmeteve që kanë goditur sot në orët e para të mëngjesit Shqipërinë.

Sejdiu ka shkruar se ka kontaktuar drejtorin e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës dhe drejtoreshën e Spitalit të Durrësit për t’iu shprehur gatishmërinë për ndihmë.

Sejdiu ka thënë po ashtu se gjatë bisedës ata i kanë konfirmuar se për momentin nuk kanë nevojë për ndihmë nga ekipet mjekësore dhe se do të mbesin në kontakt.

Shqipëria u godit nga tërmete të njëpasnjëshme mëngjesin e sotëm, kurse ai më i fuqishmi ishte rreth orës 4 të mëngjesit me një magnitudë prej 6.3 shkallës të rihterit.

Sipas informacioneve zyrtare, deri në orën 13:00, si pasojë e një serie tërmetesh që e kanë goditur Shqipërinë, kanë mbetur të vdekur 13 persona, ndërkohë dyshohet edhe për trupa të tjerë të pajetë që kanë mbetur nën rrënoja.

Disa persona ndërkohë janë shpëtuar nga forcat e mëdha të specializuara të cilët po bëjnë kërkime nën rrënojat e ndërtesave, e numri i të lënduarve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka shkuar mbi 700.

Postimi i plotë i Sejdiut:

SHARE