“Putin mund të përballet me grusht-shtet”

Vladimir Putin mund të përballet me rrezikun që mund të rrëzohet nga vetë oficerët dhe gjeneralët e tij, ka theksuar një gazetar rus, shkruan Mirror.

Andrei Soldatov, një gazetar i njohur investigues, tha për Channel 4 se “tani çdo gjë duket e mundshme” i pyetur nëse lideri i Kremlinit, një ish-agjent i FSB-së, mund të largohet nga njerëzit e tij.

Javën e kaluar, Soldatov tha se presidenti rus i nervozuar ka vendosur në arrest shtëpiak liderin e shërbimit të huaj të FSB-së.

Në vigjile të pushtimit, kanë qarkulluar disa raportime se Putinit iu është thënë nga shërbimi i sigurisë nga FSB, që është pasardhëse e KGB-së, që Ukraina do të kapitulloj lehtësisht dhe do të dorëzohet.

Matt Frei nga Channel 4 e pyeti gazetarin: “A është e mundur që disa gjeneralë, veqanërisht ata që janë në front atje, ndoshta së bashku me disa oficerë të pakënaqur në FSB, mund të t’i kundërvihen Putinit dhe të përpiqen ta largojnë atë?”

Kurse gazetari rus u përgjigj: “Natyrisht, tani çdo gjë duket e mundur, por ne duhet ta rikujtojmë se Putin është një oficer i trajnuar nga FSB. Ai është i përgaditur për rreziqet e tij personale dhe ai nuk ka një por dy shërbime të sigurisë”, tha Soldatov.

“Putin është bër tejet i pakënaqur me inteligjencën ushtarake që vie në Ukraina. Duket se atij i është mbushur mendja se nuk ka opozitë kredibile në Ukrainë ndaj qeverisë së Kievit. Ai nuk mund të llogarisë në askënd në Ukrainë”, vazhdoi ai.

“Putin beson se ai është politikani më i informuar i botës. Ai dëshiron të rrij njohjet e tij në gjeopolitikë. Kështu që është e vështirë t’i thuash atij diçka që ai nuk dëshiron të ndëgjojë”, shtoi gazetari investigues rus.

INTERESTING FOR YOUAdskeeper

SHARE