Pas disa muajsh Mozzik takohet me vajzën

Shpërthimi i pandemisë ka pamundësuar lëvizjen dhe udhëtimin jashtë shtetit.

Teksa Hana ndodhej në Zvicërr me nënën Loredanën, Mozzik ishte në Kosovë ku po qëndronte në Ferizaj.

Në intervistat e dhëna së fundmi për NIN dhe Prive, ai kishte potencuar se e kishte marrë malli për vogëlushen e tij.

Mirëpo, Mozzik sot fluturoi drejt Zvicrës gjë që u kuptua nga postimet e tij në rrjetin social Instagram.

Më pas, ai publikoi një tjetër fotografi dhe këtë radhë me Hanën. Në foton e publikuar shihen këmbët e Mozzik dhe Hanës, të cilët kishin veshur atlete Nike të njëjta. /Prive.al

SHARE