Një nga tregimet e errëta për jetën e Ronaldos: Ftoi në hotel tri prostituta për ta kuptuar më vonë se ishin meshkuj

Legjenda braziliane, Ronaldo, ka pasur momente të errëta në jetën e tij. Një prej tyre ka ndodhur në prill të vitit 2008 kur ishte pjesë e klubit italian Milan.

Ai i kishte ftuar tri prostituta në një hotel në Brazil, mirëpo pasi kishin arritur e kishte kuptuar se bëhej fjalë për meshkuj, duke qenë se ishin transvestitë.

‘Fenomeni’ ndodhej në Rio De Janeiro duke u rikuperuar nga lëndimi i gjurit, ndërsa vazhdonte ta shijonte jetën e natës. Asokohe 31 vjeçar, futbollisti ishte larguar nga një klub nate me tri shoqërueset e tij.

Transvestita Andre Luis Ribeiro Albertino, e njohur si Andrea, pranë hotelit ku kishte ndodhur ngjarja (Foto: Daily Mail)

Pasi e kishte kuptuar se ishin meshkuj, Ronaldo u kishte ofruar nga 600 dollarë që të largoheshin. Mirëpo dy kishin pranuar, derisa një prej tyre kërkonte dëmshpërblim në vlerë prej 30.000 dollarësh për të heshtur.

Meqenëse ish-lojtari kishte refuzuar t’ia jepte atë shumë, kishte filluar zënka dhe është dashur ndërhyrja e policisë. Asokohe, Ronaldo i ka thënë policisë se e dinte që bëhej fjalë për prostituta, por nuk e kishte ditur se janë meshkuj.

Transvestita Carla (djathtas) dhe Andrea në stacionin policor (Foto: Daily Mail)

“Kam bërë diçka shumë të pavend… Nuk e dija se ishte fjala për transvestite”, kishte thënë ai për Globo, ndërkohë që nuk e mohoi faktin se i kishte marrë me vete tri prostituta për marrëdhënie ne grup.

Duke qenë se transvestita që i kërkonte 30.000 dollarë vendosi t’ua tregonte ngjarjen mediave, kjo i kushtoi Ronaldos me ndarje nga e fejuara e atëhershme, Maria Beatriz Antony.

Menjëherë pas skandalit, Maria e braktisi, mirëpo ata u kthyen sërish bashkë dhe në dhjetor të vitit 2008, ajo solli në jetë fëmijën e parë të çiftit, vajzën Maria Sophia. /Telegrafi/

SHARE