Kosovari dërgon 100 € ndihmë në Shqipëri, banka ia merr 29 euro provizion!

Një qytetar nga Istogu i ka dërguar 100 euro ndihmë financiare familjeve të prekur nga tërmeti në Shqipëri, mirëpo është shprehur i habitur për përqindjen e lartë të provizionit që ia ka marrë “Raiffeisen Bank” në Kosovë, raporton portali “Front Online”.

N.XH nga Istogu ka shkruar në rrjetin social në “Facebook” se për t’i transferuar 100 euro ndihmë të prekurëve nga tërmeti në Shqipëri, banka komerciale ia ka ndalë hiç më pak se 29 euro, apo rreth 30 % e vlerës së përgjithshme.

“Nga Bankat tona ndodhë edhe kjo. Nga kontributet vullnetare emergjence për ndihëm të prekurve nga termeti në Shqipëri ,banka për transferin e asaj ndihmë solide edhe në këto situata të dhimbshm ,për 100€ merr provizion 29 € TURP”, ka shkruar ai në “Facebook”.

SHARE