Kina raporton vetëm një rast të ri të koronavirusit për 24 orë

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë e ka raportuar vetëm një rast të ri të infektimit gjatë 24 orëve të kaluara. Sipas këtij komisioni, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë viktimë.

Kjo është një rënie e madhe e numrit të rasteve në krahasim me disa javë më parë, kur vendi shënonte mijëra të infektuar brenda 24 orëve. Kështu, duket se rreziku më i madh në Kinë ka kaluar.

Komisioni shëndetsor njoftoi se rasti i shënuar së fundi ishte person i ardhur nga një vend tjetër dhe nuk ishte transmision lokal.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Kinë shkoi në 82,875 persona, kurse shifra e viktimave mbetet 4,633.

Mbi 77 mijë persona të infektuar janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, kurse 557 pacientë janë duke u trajtuar ende, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

SHARE