Kaq raste të reja me koronavirus në Kosovë — u testuan 306 mostra

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1.032.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 306 mostra, prej të cilave 7 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, ka njoftuar IKSHPK.

SHARE