Ja çka bënte Antonela në shoqërinë e Fation Kuqarit

Personazhet e emisionit “Përputhen” janë personat më të su.lm.uar e më të ndjekur njëkohësisht, për të cilët publiku ka kuriozitet të madh.

Çdo lëvizje e tyre si brenda, ashtu edhe jashtë emisionit, vëzhgohet me detaje dhe ky është “çmimi” që të gjithë konkurrentët po paguajnë për famën e tyre.

Nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as e fundit që konkurrentët ose ish-konkurrentët kapen mat me njëri-tjetrin, pa iu përmbajtur rregullave të emisionit.

Megjithatë, ndjekësit janë habitur kur kanë parë së fundmi një video që ka qarkulluar në rrjet, ku Antonela Berisha është filmuar duke hipur në makinën e ish-konkurrentit, Fation Kuqari.

Ai e ka pritur Antonelën derisa ajo futet në makinë dhe më pas ata janë larguar së bashku.

Si “mosbesues të flaktë”, ndjekësit kanë nisur të vënë në pikëpyetje edhe marrëdhënien e tyre.

Së fundmi, Antonela ka rrëfyer arsyen se pse kanë dalë bashkë dhe çfarë raporti kanë ata me njëri-tjetrin.

Ajo ka konfirmuar se ka dalë me Fationin për arsye se ai i ka sjellë një palë syze për reklamim në faqen e saj të Instagramit dhe më pas i ka kërkuar ta shoqërojë me makinë në disa vende për arsye personale të saj.

Konkurrentja ka treguar se ata kanë vetëm raport miqësor dhe janë takuar edhe herë të tjera me miq të përbashkët, por asnjëherë vetëm për vetëm.

Nga ana tjetër, Fationi akoma nuk ka dhënë versionin e tij lidhur me videon që ka bërë xhiron e rrjetit.

SHARE