Dua Lipa, sot po bën namin me muzikën e saj në Evropë.
Dua Lipa është këngëtare shqiptare, fama e së cilës ka kaluar gjithë kufijtë, shkruan lajmi.net.
E ëma e Duas, Anesa, ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, në të cilën shfaqet këngëtarja në fëmijëri.
E veshur me një fustan të shkurtër, Dua dukej një bebe shumë e ëmbël, e me këtë foto nëna e saj numëroi ditët deri në publikimin e këngës së re të saj.
Kujtojmë se pas dy ditësh, Dua Lipa publikon këngën “Don’t Start Now”, me të cilën fillon një etapë të re në karrierë.