Ana Kabashi thekson format trupore në veshjen sportive

Ana Kabashi po cilësohet si një nga femrat me format më të përsosura në estradë, shkruan GazetaBlic.

Ndonëse, nuk është shumë aktive në projekte muzikore këngëtaren e gjejmë aktive në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme.

Rrjetet më të frekuentuara sociale po na sjellin fytyra e poza nga më të ndryshmet, e pjesë e tyre padyshim që është edhe Ana e cila befason fansat me fotografitë provokative të saj.

Ana Kabashi i kushton një pjesë të madhe të kohës palestrës, ku kështu ka arritur që trupi i saj të ketë forma perfekte.

Kjo shihet qartë edhe në dy fotografitë e publikuara së fundmi, ku format trupore bien në sy menjëherë, e ndërsa këngëtarja ankohet se ka bërë mungesa në palestër.

Sa i përket muzikës, projekti i tij i fundit është “Ana Kabashi”, këngë kjo që u komentua shumë për skenat në klip, ndërsa deri tani ka arritur të marrë afro 200 mijë shikime në Youtube./GazetaBlic

SHARE