Djali 17-vjeçar ka arritur që të dalë shëndoshë nga gërmadhat. Mirëpo, sapo është nxjerrë nga aty mësohet se ai ka kërkuar nënën e tij.
Prej afro 40 minutash autoritetet përkatëse kanë punuar me shumë kujdes duke e nxjerrë të gjallë 17-vjeçarin, i cili kishte mbetur në rrënojat e vilës së shembur në Kënetë.
Gjithashtu po bëhen përpjekje edhe për banorët tjerë që kanë mbetur brenda.